Aksioni policor në Saraj sonte lidhet me një makine të vjedhur

Shpërndaje

Një tjetër aksion policor është shënuar sonte në Saraj. Forcat të shumta policore që kanë zbarkuar sonte në Saraj të Shkupit, lidhen me aksionin rreth vjedhjes së nje makine, mëson Almakos nga informatat jozyrtare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas informatave jozyrtare operacioni ka pasur në fokus një automjet të vjedhur të cilën e kanë ndjekur nëpër të gjithë qytetin e që ka rezultuar me sukses, mjet i vjedhur është lokalizuar pranë stacionit të autobusëve urban numër dy në Saraj.

Rikujtojmë që forcat policore në ketë komunë kanë zbarkur muaj më parë, të cilët mbajne në mbikqyrje këtë zone.

Banaorët kanë përshëndet dhe përkrah aksionet policore dhe inkurajojnë institucionet e rendit që ta intensifikojnë edhe më tepër kontrollin e rreptë pranë kësaj komune./Almakos.com