Aksioni policor në veri të Kosovës, publikohen pamje të reja

Shpërndaje

Më shumë se 25 mjete të blinduara dhe rreth 100 pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës, ia mësyn pjesës veriore të vendit për të arr*estuar disa persona të dyshuar në përfshirjen e vr*asjes së Oliver Ivanoviqit.

Sipas njoftimit të policisë është arrestuar një pjesëtar i policisë që dyshohet se ka lidhje me vr*asjen e Oliver Ivanoviqit, si dhe në banesën e një të dyshuari tjetër kanë gjetur ar*më.

E një video amatore që e ka publikuar mediumi serb në Kosovë, Kosovoonline, shfaq njësitë speciale Rosu në veri gjatë operacionit.

Kujtojmë se gjatë aksionit policor janë arrestuar dy persona ku njëri prej tyre është djali i zyrtarit të policor, Zeljko Bojiq, Vasili i cili u pra*ngos në banesën e tij. /Telegrafi/