“Albin Kurti a je ti, shqiptarët e Maqedonisë presin më shumë”

Shpërndaje

Muhamer Pajaziti
Ende pa u bërë kryeministër, Albin Kurti në një paraqitje në televizionin Alsat dukej tepër i moderuar dhe bashkëpunues karshi Maqedonisë së Veriut. Nuk është askush kundër krijimit të aleancave dhe partneriteteve me shtetet fqinje, sidomos në këto rrethana në të cilat gjendet rajoni, por të paktën ti thoshtë nja dy fjalë, siç din ti thotë më së miri ai, për realitetin e shqiptarëve në këtë shtet. Shumë qytetarë shqiptarë e pritën para televizorit me sy hapur, por nuk e panë Albinin e Lëvizjes, që gjithmonë kur fliste për ta i bëntë më të fortë e më shpresëdhënës. Ne të gjithë e dijmë se në mendje dhe në zemër ai është me ne, por të paktën dy fjalë për kujdesin që duhet të tregoj Maqedonia e Veriut ndaj thuajse një milion shqiptarëve që ende nuk i gëzojnë të drejtat më elementare dhe barazinë. Albini foli për Maqedoninë e Veriut dhe partitë simotra sllave sikur të flistë për ndonjë shtet skandinav. Ai nuk e tejkaloi as Hashimin e Saliun, të cilët për 20 vite me radhë nuk guxonin të thonin më shumë se refrenin e tyre: Marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet. Berisha doli nga vetja vetëm kur dha dorëheqje nga Patria Demokratike dhe ua përplasi në fytyrë të vërtetën shqiptare maqedonasve. Edi Rama të paktën foli hapur kur tha se, pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, foli drejt, edhe pse nuk bëri më kurrë asgjë për ta, përpos që njëherë mori mundin ti takoj subjektet shqiptare në një tavolinë dhe pastaj kur e pa se nuk bëhet, hoqi dorë prej tyre. Edhe Albini duket se dha një mesazh të ngjajshëm për unfikimin e partive shqiptare në këtë shtetë, për VMRO-në foli të vërtetën, për Zaevin nuk tha asgjë, e hallexhinjtë shqiptarë i la duke pritur ndonjë paraqitje tjetër. Unë që e kam intervistuar disa herë Albin Kurtin e kam dëgjuar të thotë se autoritetet maqedonase dëshirojnë që shqiptarët Maqedoni të jenë të ndarë nga Shqipëria e Kosova dhe të mos kenë kontakte e bashkëveprim me to, meqë kësisoj mund t’i shtypin shumë më kollaj. Ai ka thënë se nga regjimi i kaluar që drejtohej nga VMRO-ja disa herë është arrestuar sepse ata e kanë ditur se kur vjen në këtë shtet nuk vjenë as për turizëm e as për shoping.
Më poshtë po i sjell disa nga përgjigjet e intervistës së realizuar në vitin 2009 për gazetën 24 Orë dhe agjencinë e lajmeve INA:
Albin Kurti: Të drejtat e popujve që dolën nga ish Jugosllavia më parë sesa t’i referohen normave universale, konsistojnë në rezultatet e luftërave dhe në trysnitë politike që bëjnë popujt. Serbia duke qenë agresive ka nxjerrur shumë më tepër të drejta për 5% serbë në Kosovë sesa që këtë e kanë bërë 1/3 e popullsisë në IRJM që janë shqiptarë, duke qenë fare pak të përkrahur nga Tirana e Prishtina zyrtare. Në masën në të cilën organizon dhe mobilizon rezistencë ndaj pushtetit për qëllime politike, në atë masë edhe fiton të drejta. Ky është mësimi që duhet ta nxjerrim.
Albin Kurti: Shteti i IRJM-së gjithnjë e më shumë po i konsideron shqiptarët si një element të huaj i cili duhet dëbuar së pari nga institucionet dhe jeta ekonomike e shoqërore e pastaj edhe nga territori i tyre. Për ta ndalur hovin maqedonas, shqiptarët duhet të veprojnë si një trup. Shqiptarët në IRJM nuk mund t’ia dalin të vetëm në ballafaqim me shtetin shovinist të IRJM-së. Shumë gjëra mund të bëhen, shumë hapa të vegjël mund të qiten, në aspektin e ndërlidhjes ekonomike, arsimore e kulturore.
Nga intervista e Albin Kurtin, u la të kuptohen se nuk ekziston akoma ky realitet dhe se gjërat me kryeministrin Zoran Zaev kanë ndryshuar. Shpresojmë të mos gaboj në këtë drejtim Albini, por kohë më parë një përfaqësues i LSDM-së, u shpreh hapur kundër hapjes së një paralele në gjuhën shqipe, investimet në zonat shqiptare akoma nuk duken askund, akoma kemi gjyqësi selektive për shqiptarët, gjuha shqipe nuk po gjen zbatim, rastet e montuara nuk po zbardhen.