Albin Kurti përcaktohet për dy ministrat ‘kryesor’ në Qeverinë e tij!

Shpërndaje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur ta projektoj kabinetin e ri qeveritar.Gazeta Blic nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vesh se ai tashmë është përcaktuar për emrat e disa ministrave të mundshëm në qeverinë e re.Kurti po i shikon si tri ministritë kryesore që duhet t’i drejtoj VV.

Ministria e Financave, do të jetë dikasteri që do ta drejtoj partia e tij.“Albin Kurti këtë dikaster ia beson Besnik Bislimit, i cili është profesor i makroekonomisë. Pos që Kurti e vlerëson profesionalisht Bislimin, e ka ndër njerëzit më të besueshëm”, tha ky burim i Gazetës Blic.Lideri i VV-së, është përcaktuar edhe për emrin e ministrit të Shëndetësisë.

Në këtë post sipas burimeve të Gazetës Blic pritet të emërohet Arben Vitija.Ndërkaq, Kurti ende nuk ka arritur që ta gjejë emrin e duhur për ta drejtuar ministrinë e Brendshme.
Deri më tani po përfliten dy emra: Ai i Glauk Konjufcës dhe i Rexhep Selimit.“Pos tyre po përflitet që mund të vijë krejr dikush tjetër. Edhe pse Kurti e preferon Konjufcën për ministër të Brendshëm, Gazeta Blic merr vesh se ky i fundit nuk preferon shumë që të jetë në atë pozitë. Si emër tjetër po përflitet Rexhep Selimi, mirëpo ende nuk dihet se kush do të jetë përfundimisht në krye të këtoj dikasteri qeveritar”, tha ky burim.Gazeta Blic të premten ka raportuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë finalizuar një draft marrëveshje, sipas të cilave janë ndarë rolet kryesore nëpër ministri dhe ato të zëvendës ministrave.Sipas një burimi brenda LDK, tashmë ekipet e të dyja partive do të merren vesh për programin qeverisës, duke shtuar se gjithçka tjetër ka përfunduar.Sipas marrëveshjes, që ka marrë vesh Gazeta Blic, LVV dhe LDK, janë pajtuar për ndarjen e ministrive, teksa për disa prej tyre edhe për postet e zv.ministrave.Kryetari i Kuvendit, do të jetë posti i parë që i është dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës.Po ashtu, sipas marrëveshjes, partia e Isa Mustafës, do ta ketë edhe zv.kryeministrin e parë, në qeverinë që pritet ta udhëheq Albin Kurti.Në këtë marrëveshje, është paraparë edhe ndarja e posteve për ministritë tjera.LDK-së i kanë takuar këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.Burime të Gazetës Blic thonë se parashihet që LDK ta ketë postin e zv.ministrave të dytë në të gjitha ministritë që u përmendën më lartë.