Aleanca për Shqiptarët dega Haraçinë reagon ashpër për mosmbledhejn e mbeturinave nga ana e ndërrmarrjes Komunale

Shpërndaje

Kërkojmë sqarime nga Komuna e Haraçinës,përse është ndërprerë pa asnjë arsyetim grumbullimi i mbeturinave.
Banorët e Haraçinës po rrezikohen nga përhapja e ndonjë epidemie të mundshme sepse prej më shumë se një javë të gjitha rrugët e Haraçinës janë përplot me mbeturina ,më të rrezikuar janë fëmijët jo vetëm nga përhapja e ndonjë sëmundje por edhe nga qentë endacak të cilët janë shtuar si pasojë e mbeturinave që kanë mbetur para dyerve të çdo shtëpie.

Kërkojmë urgjentisht nga Komuna e Haraçinës të pastroj mbeturinat sepse do të jemi të deturuar që të vetorganizohemi dhe mbeturinat tja dërgojmë para ndërtesës së Komunës.
Ne çdo herë kemi qenë të vetëdijshëm për premtimet boshe tuaja dhe e kemi ditue se s’mundë të bëni as ujsjellës e as kanalizim por ju nuk keni kapacitet as mbeturinat ti mbledhni.
Ju bëjmë apel që të merreni seriozisht me këtë punë sepse situata është shumë më serioze sesa mendoni ju.