Aleanca për Shqiptarët: Zgjedhje e parakohshme, lajm i mirë

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se lajmi për zgjedhje të parakohshme parlamentare është i mirë. Zëdhënësi i partisë Flakron Bexheti në konferencë për media tha se takimi i liderëve do të jetë rast për dakordimin e partive si të zhvillohet procesi zgjedhor.

“Pas lajmit të djeshëm për refuzim të datës për hapjen e negociatave me BE , lajmi i sotëm të cilin e paralajmëroi kryeministri Zaev që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme ,
është një lajm i mirë një lajm shprese, si rezultat i dhënies së përgjegjësisë edhe për një vit të humbur integrues. Ne jemi te bindur se se me këtë rast qytetarët e Republikës së Maqedonisë
por në veçanti votuesit shqiptar do të kenë mundësi për të dhënë një legjitimitet të ri politik, sepse është vlerësuar se forcat politike udhëheqëse politike që janë pjesë e Qeverisë kredibilitetin dhe kapacitetin e duhur politik për ta çuar vendin drejt aspiratave tona dhe të qytetarëve për përcaktimin e vetëm të vendit tonë siç është BE-ja”, theksoi Bexheti.

Partia vlerëson se është e gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne si Aleanca për Shqiptarët jemi të gatshëm për zgjedhje të parakohshme me bindje të fuqishme se do t’i fitojmë kundërshtarët politik, gjegjësisht BDI-në, e cila një kohë të gjatë i përfaqëson votuesit shqiptarë”, ka thënë Bexheti.