Aleanca zbardhë dokumentin ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë është anuluar

Shpërndaje

Të nderuar përfaqsues të mediave, duam të fillojmë këtë press të sotëm të Aleancës për Shqiptarët duke ju falemenderuar që jeni këtu me ne dhe po përcillni shqetësimet e qytetarëve që vin në formë reagimesh përmes zërit të Aleancës për Shqiptarët.

Të nderuar qytetarë, ndajmë mendimin që supet e juaja të randuara me premtime që kur nuk u realizuan nuk durojn më. Ju zhgënjyen aq herë dhe aq fortë saqë premtimet tanimë kan marrë kuptimin e të pa realizueshmes, e të pamundëshmes, sepse ky ishte modeli I politikbërjes që na përcolli për 18 vite, e në ndërkohë që dështimet jan të tyre pasojat janë tonat.

Për vite me radhë BDI kërkoi votën e shqiptarëve për projekte të cilat as nuk kanë filluar.

Dhe kjo tanimë është berë shprehi e tyre, të përdor të njëjtat premtime zgjedhore në cdo fushatë duke prekur disa pika të dobëta të shqiptarëve për përfitime politike,duke harruar se populli mban mend!

Nga platforma e tyre e vitit 2014 u premtuan investime kapitale me qindra miliona euro.

Në mesin e premtimeve të tilla, nga platforma të cilën BDI e ka fshehur, ndodhet edhe autostrada Shkup-Bllacë, për te cilen autostradë gjatë kohe BDI lavderohet se do te realizohet, por nje gje e tille, lere se nuk ka filluar por sipas nje dokumenti qe posedojme ne PROJEKTI I AUTOSTRADES SHKUP-BLLAC ESHTE ANULUAR.

Aleanca ka siguruar dokumentin e anulimit nga byroja per furnizime publike ku edhe është publikuar ky dokument me te cilin është anuluar projekti në fjalë. Në pjesën e arsyetimit të anulimit qëndron se nuk ka pasur asnjë ofertë, apo asnjë ofertë të pranueshme.

Prandaj ne si Aleancë pyetjen e parë që e parashtrojmë është:

1.Pse projekti është anuluar, ndërkohë që data për aplikimin e tenderit është deri më 29 Nëntor 2019?

Ne po pyesim ata mos vallë ky projekt po ruhet si një vegël premtimi për fushatën zgjedhor që është përpara nesh?

Premtime të parealizura nga ana e BDI-së janë në numër të madh, por sot jemi këtu të shpalosim vetëm disa.

– Në vitin 2014 u premtua edhe hapja e kufirit Bellanoc-Stanciq, si dhe ai Tanushë-Debëllde, por që ende janë vetëm në fazën fillestare.

– Një investim tjetër kapital dhe jetik për vendbanimet shqiptare, ishte ndërtimi i stacioneve filtruese dhe rrjeteve të ujësjellësit në Tetovë dhe Likovë.

Deri kur BDI mendon të gënjejë shqiptarët me të njejtat premtime boshe të cilat, as nuk e ka ndërmend t’i realizojë ndonjëherë! Ne si ASH, jemi këtu sot vetëm për tua rikujtuar shqiptarëve premtimet e parealizura të BDI-së.

Jemi këtu për t’iu treguar se Aleanca gjithmonë do të jetë një aleancë e vërtetë për shqiptarët.