Ali Ahmeti takon Ambasadorin Bulgar: Presim lajm të mirë nga Brukseli

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar me Ambasadorin e Bulgarisë fqinje në Maqedoninë e veriut, z. Angel Angelov, në selinë e BDIsë në Tetovë. Ahmeti dhe Ambasadori Angelov diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale, zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë si dhe integrimin eurotlantik të vendit tonë. Ahmeti theksoi që marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Shkupit dhe Sofjes është një e arritur e rëndësishme dhe duhet të zbatohet në përpikshmëri. Gjithashtu, marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve tona duhet të shënojnë rritje dhe institucionet duhet që ta lehtësojnë këtë proces. Mbështetja e Bulgarisë për marrjen e datës për fillim të negociatave midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian është kyçe dhe ne jemi në pritje të lajmeve pozitive javën e ardhshme nga Brukseli. Ky vendim pozitiv i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do ta thellojë dialogun me Brukselin dhe do ti përshpejtojë reformat në vend.