Ali Ahmeti tha se janë shumë parti shqiptare, ja çka i thotë Hoxha i Besës

Shpërndaje

Sonte në emisionin Click Plus në TV21 ka qenë i ftuar sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha. Në diskutimin për partitë shqiptare dhe përçarjet mes partive Hoxha ka komentuar fjalimin dhe idenë e Ali Ahmetit për numrin e partive politike shqiptare.

Sekretari Gjeneral i BESËS ka komentuar deklaratën e kreut të BDI-së për numrin e shumtë të partive shqiptare. Ai ka ironizuar duke thënë se z.Ahmeti duhet ta mbyllë BDI-në dhe të shkojë në shtëpi. “Nëse z.Ahmetit i duken shumë parti, le ta mbyllë BDI-në dhe të shkojë tek shpia”, deklaron Hoxha.