Aliu: Kuvendet zgjedhore të Ali Ahmetit, të ngjashme me plenumet e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë

Shpërndaje

Nga, Qenan Aliu
Zgjedhjet nëpër degët e Bdi-së nuk mund të jenë të drejta dhe demokratike, vetëm se zhvillimet e kuvendit zgjedhor inçizohen. Aq më pak kur zhvillimin e procesit zgjedhor e monitorojnë ata që ia vëndojnë “këmbanë” atij që po “zgjidhet”. Mos harroni edhe plenumet e LKJ-së, janë inçizuar madje vetëm se është dukur se gjithçka ka qenë demokratike, por në fakt janë votuar gjëra të marëzishme sa që nga kjo distancë sa të qeshet edhe të vajtohet! Megjithate prap këto janë gjëra të brendshme të një partie politike dhe strukturës së saj, mbase çdo përzierje nga jashtë është jo vetëm se e kotë por edhe e deplasuar.