Ambasadori i Holandës takon kreun e ASH-së, Ziadin Sela

Shpërndaje

Ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop sot vizitoi liderin e ASH-së, Ziadin Sela në zyrat e ASH-së në Shkup.

Nga takimi në fjalë, lideri i ASH-së shprehu shqetësimin e tij që ka në lidhje me skepticizmin e Holandës për Maqedoninë e Veriut dhe ndikimin e saj në rrugën drejt BE-së, si dhe reformat që RMV duhet patjetër t’i arrijë.

Lideri i ASH-së, z.Sela nga afër i shpjegoi ambasadorit përpjekjet e ASH-së në lidhje me reformat rrënjësore që ne si shtet duhet t’i arrijmë, siç janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjyqësia e pavarur, liria e medias dhe në përgjithësi reformat administrative.

Në këtë aspekt, duhet theksuar se ambasadori Jan Kop mbështetë fort idenë e Aleancës që Prokuroria Speciale duhet të vazhdojë me punë, në krye me një prokuror special nga vendet e Bashkimit Evropian. Lideri i ASH-së në disa pika shprehu edhe mbështetjen e tij që Shqipëria dhe Maqedonia, të marrin një datë bashkë pa bërë ndarje, ndërsa potencoi se në këtë rrugë meriton të hyjë sa më shpejtë edhe Kosova. Në takim gjithashtu u diskutua edhe për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në prill të vitit 2020.