Arr.estohet profesori me dyshimin se nga.cmoi sek.sualisht nxënësen

Shpërndaje

I dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, DKA në Prizren premton masa disiplinore ndaj profesorit

Profesori i cili dyshohet se nga*cmoi sek*sualisht nxënësen, është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka premtuar masa disiplinore ndaj profesorit.

Personi i arrestuar dyshohet se e nga*cmoi sek*sualisht nxënësen e tij vazhdimisht tash e disa muaj. Madje, ai këtë e bënte edhe përmes rrjeteve sociale.

Por të enjten profesori i historisë me inicialet F.K mungoi gjatë mësimit në gjimnazi “Remzi Ademaj” në Prizren. Kjo sepse të mërkurën ai u ndalua nga Policia e Kosovës.

KLIKO VIDEO

Mësimdhënësi po dyshohet se ka nga*cmuar sek*sualisht nxënësen e tij që nga muaji shtator deri në ditën e ndalimit.

E se gjëra të tilla kanë ndodhur në këtë shkollë e pohojnë edhe disa nxënës të cilët nuk duan të identifikohen.

Ndërkohë, ndalimin e këtij të dyshuari e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rasti është raportuar me date 29.10.2019 ku pas raportimit te rastit Sektori Rajonal i Hetimeve ne bashkëpunim me Prokurorin e Prizrenit ka ndërmarrë veprime hetimore ne drejtim te hetimit te rastit dhe gjetjes se provave për veprën penale. Sot me date 30.10.2019 I dyshuari është shoqëruar ne polici ku me vendim te PTH ndalohet ne ndalim policor. Rasti është nën hetime”, kanë konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërsa DKA’ja nuk kanë qenë të informuar për këtë rast.

Por, udhëheqësja e këtij dikasteri të qeverisjes lokale, Xhemlie Thaçi, thotë se nëse mësimdhënësi i Gjimnazit “Remzi Ademaj” shpallet fajtor do të ndërmarrin masa disiplinore ndaj tij.

“Skam informatë zyrtar për këtë u informova nga mediat derisa të marrin raportin nga policia nuk mund të marrin qëndrim, nëse del që ka faj do të marrim masa disiplinore ndaj tij”, ka thënë Thaçi.

T7 ka tentuar gjatë ditës të bisedoj edhe me drejtorin e shkollës ku ka dhënë mësim i dyshuari, por që nga ky institucion arsimor askush nuk ka pranuar të flasë.