‘Azilanti’ Gruevski fotografohet në aerport, për ku është nisur?

Shpërndaje

Ish kryeministri Nikolla Gruevski është fotografuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Ferihegi” në Budapest. Nëse ish-kryeministri po largohet nga Budapesti apo do të përcjell miq që kanë qenë mysafirët e tij, është e paqartë.

Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg për marrjen e një çmimi për ndikim të paligjshëm në çështjen “Tanku” për blerjen e një Mercedest luksoz. Pas aktgjykimit për dënimin me dy vjet burg në çështjen “Tanku” të PSP, Gruevski pritej të vuante dënimin e tij. Por ai postoi në Facebook se ndodhej në Budapesti, nga ku tha se “do t’i qëndrojë besnik kauzës së Maqedonisë”.