Azizi: Lëvizja BESA synon të zgjojë ndërgjegjen e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë

Shpërndaje

Lëvizja BESA synon të zgjojë ndërgjegjen e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, të sensibilizojë opinionin shqiptar jo vetem si individ, por edhe si kolektivitet, shkruan Adnan Azizi, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Adnan Azizit në facebook:

Lëvizja BESA synon të zgjojë ndërgjegjen e gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, të sensibilizojë opinionin shqiptar jo vetem si individ, por edhe si kolektivitet.

Kushtrimi i kësaj Lëvizje është thirrje që i drejtohet popullit shqiptar në përgjithësi, duke bërë tok intelektualë e veprimtarë, nxënës e studentë, puntorë e afaristë, mësues e profesorë, për kauzën dhe idealet tona te përbashkëta, për t’i bërë shqiptarët shtetas të barabartë me maqedonasit.

Andaj, Lëvizja BESA nuk duhet ta frikësojë askënd, sepse synimi ynë nuk prek interesat e askujt, sepse ne nuk mëtojmë të jemi pateric e LSDM/VMRO-së, sa per të kapur një qosh në qeveri, në mëtojmë të jemi partia e parë e vërtetë e shqiptarëve në Maqedoni, që denjësisht do t’i përfaqësoj ato në të gjitha instancat shtetrore.