Bastisje në tregun e automjeteve në Pejë

Shpërndaje

Xhevat Ibra – Zëdhënës i Policisë Rajonale ka konfirmuar për ‘RADIO 1’ se Efektivët policor të Rajonit të Pejës në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës po zhvillojnë një ak*sion të gjërë në Tregun e Automjeteve në Raushiq të Pejës. Ibra tha se një ope*racion i tillë është i planifikuar kohë më parë dhe se ka ardhur si rezultat i nevojës për disa verifikime për nevojat policore në zbatim të rendit dhe ligjit. Zëdhënësi Ibra konfirmoi edhe përdorimin e Dronëve në këtë operacion. Ndryshe për këtë aksion bastisjeje, ‘Njeshi’ raportoi që në mëngjes.