BDI-ja e Ali Ahmetit bllokon ndarjen monoetnike të ndihmës financiare për klubet sportive

Shpërndaje

BDI ka bllokuar ndarjen monoetnike të ndihmës financiare për klubet sportive ku e ka zemruar partnerin e koalicionit LSDM për ndryshimet në Ligjin i Përjashtimit të Taksave mbi të Ardhurat në Sport edhe atë prej katër milion eurove.

Siç mësohet jozyrtarisht pengesa kryesore për bisedimet në koalicionin qeveritar është kërkesa e BDI-së që një milion euro të përfundojnë në arkën e klubeve shqiptare, ku kjo ka qenë e papranueshme për partnerin e saj LSDM, ku ky problem tani është ngritur edhe në nivele më të larta partiake.

Ideja e deritanishme ka qenë që të ndaheshin tre milion euro për federatat dhe klubet që kishin marrë tashmë një kupon, ndërsa një milion euro për klubet e rangut më të ulët që ishin anashkaluar me alokimin e parë. Ku sipas anëtarëve të kryesisë së LSDM-së kjo duhet t’i japë fund bojkotave të mundshëm të ligave të futbollit, basketbollit dhe hendbollit, të cilat u propozuan të themelohen komitete nga tre anëtarë që do të përcaktonin më tej kriteret për mënyrën se si do të shpërndahej shuma prej 60 milion denarësh.

Ata që tashmë kishin mundësinë të përfitonin nga Ligji i Përjashtimit të Taksave mbi të Ardhurat, duhej të merrnin një kupon tjetër në gjysmën e asaj që kishin në dispozicion.