Bebe Rexha shkëlqen në “The Ellen Show”, interpreton live kolonën zanore të “Maleficent 2”

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, publikoi pak ditë më parë klipin e këngës “You Can’t Stop The Girl”.Kjo këngë e cila është kolona zanore e filmit të shumëpritur nga Disney, “Maleficent 2”,u prit mirë nga fansat dhe klipi i këngës ishte po aq përrallor sa edhe fabula e filmit.Së fundmi, Rexha ka qenë e ftuar në emisionin shumë të ndjekur amerikan “The Ellen Show”, ku ka performiar ‘live’ këngën e saj më të fundit.

VIDEO

Me një interpretim korrekt dhe zërin e saj impozant, këngëtarja shqiptare bëri për vete publikun, ndërsa këndoi kolonën zanore.E veshur me një fustan të zi elegant dhe të hapur në njërën këmbë, Bebe Rexha dukej mjaft tërheqëse për syrin e publikut.

“Unë gjithmonë kam dashur të bëj një shfaqje solo në The Ellen Show, dhe jam duke e bërë atë për një këngë fuqizuese, ishte e mahnitshme. Jam shumë mirënjohëse”, ka shkruar Bebe Rexha në një fotografi të publikuar para shfaqjes në Instagram.

Jo pak herë, këngëtarja shqiptare ka rrëmbyer vëmendjen e prodhuesve muzikorë për t’u bërë interpretuesja e kolonave zanore për filmat e tyre.Kujtojmë që po këtë vit, 30-vjeçarja këndoi edhe një prej temave muzikore të filmit të animuar, shumë të shikuar nga fëmijët, “Ugly Dolls”.