Behgjet Pacolli në jaht me Milan Radoiçiqin (Foto)

Shpërndaje

Rrjeti i gazetarisë hulumtuese në Serbi, KRIK, ka publikuar sot një foto në të cilën shihen bashkë kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe Milan Radoiçiq.Ky i fundit po kërkohet nga autoritetet e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Sipas shkrimit të KRIK, Pacolli, Rakiq e Radoiçiq janë bërë bashkë në jahtin e ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacollit.

Takimi ishte zhvilluar në Budvë të Malit të Zi.Rrjeti kredibil i gazetarisë pretendon se fotografija është shkrepur në verën e vitit 2017. Nuk dihet se për çfarë është diskutuar në këtë takim, por sipas KRIK, pas këtij takimi Pacolli ua kishte kthyer shpinën partive me të cilat kishte lidhur koalicion dhe ia kishte bërë numrat Qeverisë së Ramush Haradinajt, i cili edhe me mbështetjen e Listës Serbe nuk do të mund ta formonte ekzekutivin.