BFI: “Skender Buzaku si Boki 13”

Shpërndaje

Duke ju kundërpërgjigjur akuzave të cilat Buzaku i tha sot para Bashkësisë Fetare Islame, këto të fundit në një prononcim me shkrim për TV21 thonë se Buzaku është i njëjtë me “Boki 13” dhe se ai sot është dashur të arrestohet e jo të del para mediave. Nga Bashkësia Fetare Islame gjithnjë për TV21 thonë se mos arrestimi i Buzakut është tregues se shteti është i kapur dhe pohojnë se kjo është një shuplakë për demokracinë.

“Sot, mё 1 Tetor 2019, Skender Buzakut duhej ti viheshin prangat nё duar, e jo ti jepet mundësia qё ai tё del publikisht dhe tё kёrcёnon njё lider fetar. Tё Martёn, tё gjithё myftinjtë e Bashkёsisё Fetare Islame tё Maqedonisё sё Veriut deponuan deklaratat e tyre verbale para Prokurit Publik, pёr mashtrimin dhe falsifikimin e dokumentacionit, me tё cilin Skender Buzaku mashtroi opinionin publik dhe gjithë muslimanёt e vendit. Mos ndalimi i këtij personi, flet qartё se shteti ёshtё kapur nga krimi dhe kriminelë të tipit Buzaku-Boki 13, etj, ndërsa valuta e vetme pёr tё realizuar qëllimet e tyre ёshtё zhvatja e gjithë atyre qё nuk kanё mendim tё njejtё. Duke e goditur me shuplakё demokracinë dhe drejtёsinё e vendit, Skender Buzaku ёshtё kthyer nё sinonim tё Zhvatjes publike ndaj BFI-sё dhe si njё njeri i mbrojtur nga Qeveria aktuale dhe individë të inkriminuar brenda kësaj Qeverie, tё cilët njihen botërisht, e qё vazhdimisht janë përpjekur ta shkatёrojnё Institucionin mё tё vjetёr fetar nё vend”, thonë nga Bashkësia Fetare Islame.

Nga atje rikujtojnë se Buzaku në vitin 2015, Skender Buzaku kishte dё*nim gjyqësor me kusht pёr ushtrim dhu*ne dhe shtojnë se ai e pёrsёriti veprën./TV21/