Bilall Kasami: Ka ardhur koha Lëvizja BESA të dalë fituese

Shpërndaje

Sonte në KDP ishte i ftuar kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i pyetur për parashikimet e tij për arritjen e BESËS në zgjedhje, ai bindshëm ka thënë se ka ardhur koha Lëvizja BESA të dalë fituese.

“Atëherë kur BESËN e quanin të gjithë parti minore, ajo arriti të marrë 60 mijë vota, ndërsa tash definitivsht ka ardhur koha që Lëvizja BESA të dalë fituese dhe të artikulojë fuqishëm zërin e shqiptarëve në shtet” – deklaroi Kasami.

Gjithashtu lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i pyetur për koalicionimet parazgjedhore me partitë maqedonase, ai hodhi poshtë çdo mundësi për këtë bashkëpunim.

”Përjashtojmë çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me partitë maqedonase, pas zgjedhjeve është krejtësisht diçka tjetër”, deklaroi mes tjerash Kasami.