Bleona Qereti pjesë e kinematografisë botërore, së shpejti aktore në film ho.rror

Shpërndaje

Bleona Qerreti është mjaft e njohur jashtë vendit. Ajo prej vitesh jeton në Shetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ka krijuar një karrierë të konsoliduar në muzikë. Bleona njihet për natyrë e saj ekstravagante dhe tërheqëse, dhe kjo duket të ketë ndikuar që artistja jonë të bëhet pjesë e një produksioni kinematografik amerikan sërish.Ishte viti 2012 kur do e shihnim artisten të shkëlqente në kastin e True Justice të Steven Seagal. Ai ishte debutimi i parë për Bleonën , e cila nuk do mjaftohej me kaq. Ajo ka nisur xhirimet për një tjetër film, por ndryshe nga i pari, filmi i ri do të jetë i zhanrit ho*rror. Krah aktorit të njohur Dolph Lundgren, Bleonën do e shohim më filmin e titulluar “Dead Trigger”.Ajo që na ka bërë të qeshim ka qenë delkarata e Bleonës e cila delkarno se ende i ka frikë filmat ho*rror edhe pse e di procedurën e tyre. “Kur xhirova këtë film shpresova që do të mund të kaloja frikën prej filmave ho*rror. Jo!! Ende frikësohem – edhe pse e kam të qartë mënyrën se si bëhen ata”,-ka shkruar Bleona në rrjetet sociale. Mezi po presim t’a shohim artisten të shkëlqejë.

VIDEO