Boki 13 dhe Katica Janeva mbeten në paraburgim

Shpërndaje

Boki 13 dhe Katica Janeva mbeten në paraburgim. Gjykata Penale hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes, që ish-shefja e PSP-së, të dalë nga Shutka me garanci prej tre banesave. Për më tepër, Penalja e refuzoi gjithashtu edhe propozimin e Bojan Jovanovskit për masa më të buta të kujdesit. Gjykata Penale njoftoi se të dy kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit brenda tre ditësh. Janeva është në paraburgim prej dy muajsh, ndërsa Boki është në Shutkë për më shumë se tre muaj.