Cikalleshi: Keqardhje për humbjen, por ky është futbolli

Shpërndaje

Sokol Cikalleshi ka folur për Super Sport pas humbjes së Shqipërisë në fund të takimit.

Kuqezinjtë bën paraqitje të mirë për 90 minuta, por një dalje e gabuar nga Strakosha në minutën e 90-të, bëri që Cenk Tosun të ndëshkojë Kombëtaren shqiptare.

“Jemi të mërzitur sepse sot na duheshin shumë pikët. Por futbolli të ndëshkon rëndë, ne nuk arritëm të shënonim, ata na ndëshkuan”.

“Gabimi te Goli? Mund të them se është i të gjithëve”.

Rastet e Manaj? Mund të kishte shënuar, mund të kishte pasuar, por nuk e fajësoi, janë momente që duhet vendosur në të qindtat e sekondës”. /Gazeta Express/