‘Çmenduri’, Deputeti i partisë në pushtet thotë: “Ulet përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore”

Shpërndaje

Deputeti i BDI-së, në emisionin “10 Minuta” në TV21, deklaroi se është ulur përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Ai shtoi se është rritur punësimi i bashkësisë etnike maqedonase.

“Ne gjatë debatit e shqyrtuam dhe konstatuam se në vitet e fundit në krahasim me vitin 2017 ka ulje të përqindjes së shqiptarëve dhe bashkësive tjera në krahasim me bashkësinë maqedonase. Kjo nuk ka të bëje me atë se shqiptarët janë larguar nga puna por ndërkohë janë pranuar edhe shqiptar edhe nga bashkësitë tjera por numri i bashkësisë etnike maqedonase të pranuar në punë ka qenë më i madh në krahasim me bashkësitë tjera etnike dhe si rezultat ka ardhur te rritja e numrit të maqedonaseve”, deklaroi Rexhail Ismaili në TV21.

E pyesim dhe ia rikuktojmë deputetit në fjalë se partia e tij bashkë me veten e tij brenda gati 17 vite janë në pushtet dhe kush e ulen përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore?!