Daçiq jeton në vitet e 90-ta, i publikon Vlora Çitakut çertifikatën e ish-Jugosllavisë

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në mbledhjen për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, ka publikuar një çertifikatë të viteve të 90’ta të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ndonëse tani jetojmë në vitin 2019, dhe kanë kaluar 20 vite prej se Kosova është çliruar nga okupimi serb, Daçiq ka përdorur certifikatën e ish-Jugosllavisë kinse për të provuar ndonjë fakt.

“Ti ende je qytetare e Serbisë”, ka thënë Daçiq derisa mbante në duar certifikatën.

Daçiq ka kërkuar po ashtu që taksa 100% të hiqet përndryshe nuk mund të vazhdoj dialogu.

Ndryshe, kohët e fundit liderët serbë kanë bërë deklarata pakëz të çuditshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte komentuar në një foto të ambasadorit britanik ku shihej në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty shihej vetëm flamuri kombëtar shqiptar, ndërsa Vuçiq ka pyetur ambasadorin, Nicholas Abbot, se përse nuk ndodhet aty flamuri shtetëror i Kosovës.

Këtë deklarim ai e bëri përkundër se shteti serb nuk e pranon Republikën e Kosovës.