Dalin pamjet, helikopteri e merr në mal bariun që u sulmua nga ariu (Video)

Shpërndaje

Janë publikuar pamjet e momentit kur helikopteri ulet në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës për të marrë dhe transportuar çobanin Ekrem Onuzi që u sulmua nga ariu.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në bjeshkët e Gjallicës, në Kukës, 43-vjeçari është plagosur rëndë nga ariu.

Onuzi ka njoftuar se e ka sulmuar ariu në vendin e quajtur Sasat, bjeshka Gjallicë, dhe i ka shkaktuar plagë të shumta në trup, duke i duke i dëmtuar rëndë këmbën dhe kokën duke i shkaktuar hemorragji të shumta.

Njoftimi i policisë për rastin:

Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, shtetasi E.O., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagetitë është sulmuar nga një Ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatullë dhe në kembë.

Ekrem Onuzi 45 vjeç nga Kukësi është sulmuar paraditen e sotme nga një ari teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Nangë në vendin e quajtur Sasat në Bjeshkët e Gjalicës. Për pasojë ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe trup.

Ai ka qëndruar për tre orë i bllokuar në mes të maleve, pa asnjë ndihmë mjekësore. Mësohet se ka qenë kushëriri i tij që ka njoftuar policinë dhe sallën e emergjencave rreth orës 11:10.

Report Tv siguroi pamjet e gjendjes së 45-vjeçarit që u sulmua nga ariu në Kukës. Ekrem Onuzi ka plagë në fytyrë, këmbë, duar dhe pjesë të tjera të trupit nga ‘lufta’ me ariun në mal. Bariu u transportua nga malet e Kukësit në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar pasi ka dëmtime të shumta në trup.

VIDEO