Deutsche Welle: Macron rrezikon kredibilitetin e BE-së në Ballkan

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk do të nisin bisedimet për anëtarësim për shkak se kryetari i Francës nuk lejon një gjë të tillë. Dhe kjo mund ta çojë Ballkanin në konflikte dhe forca të tjera, komenton Berdnt Rigert, korrespodent i Deutche Welle në Bruksel.

“Ka zhgënjime në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Është e kuptueshme. Sipas Komisionit Evropian, Kuvendit Evropian dhe kryetarit të Këshillit Evropian, Donalt Tusk, të dy vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë përmbushur kushtet për nisjen e bisedimeve për në BE. Që nga viti 2003, këto vende dhe vendet tjera të Ballkanit fituan perspektivë evropiane. Maqedonia e Veriut i përmbushi kërkesat që nga vitit 2009, ndërsa Shqipëria që nga viti i kaluar. Që kur Shkupi e zgjidhi kontestin me Athinën rreth emrit, qytetarët e Maqedonisë besonin se në këtë samit të BE-së më në fund do të jepet dritë e gjelbër për nisje të bisedimeve. Por, këtë në mënyrë eksplicite e refuzon vetëm një lider evropian, kryetari Emmanuel Macron, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetoja e Macron e çon Bashkimin Evropian në krizë të dyfishtë me kredibilitetin, njërin në Ballkan dhe tjetrin në samitin e Ballkanit.

Sa vlejnë premtimet e BE-së nëse nuk përmbushen edhe pas reformave të vendeve kandidate? Pse ekspertët e Komisionit Evropian, që din të jetë kritike, me vite i kontrollojnë vendet kandidate nëse në fund mjafton vetëm një ‘jo’ nga Parisi për t’i bërë rezultatet e arritura të pavlefshme.

Kredibiliteti i BE-së dhe pasojat e vendeve ballkanike, frustrimi dhe rënia e gatishmërisë për reforma – duke se nuk janë aq të rëndësishme për presidentin francez. Megjithatë, pas ka opozitën e djathtë populliste, që nuk dëshiron emigrantë në Francë dhe flet kundër Bashkimit Evropian. Por, kjo nuk do të duhej të rrezikojë politikën e përbashkët të BE-së.

Edhe në gjermani, popullistët gjermanë kritikojnë zgjerimin e BE-së. Kancelarja megjithatë, nuk i interesonte.

Është i kontestueshëm argumenti i Macron se Shqipëria nuk mund të nisë bisedimet për shkak se shumë shtetas të Shqipërisë kërkojnë azil në Francë. Vitin e kaluar në Francë kanë azil kanë fituar 74 shqiptarë. 8.000 të tjerët janë emigrantë ekonomik dhe mund të depërtohen.

Procesi i anëtarësimi asnjëherë nuk ka qenë kontroll i rreptë, por gjithmonë është dhënë hapësirë të përmirësohet situata e vendeve kandidate. Shembull më i mirë për këtë janë, negociatat 14 vjeçare me Turqinë, që janë të ngrira për shkak të sjelljes autoritare të kryetarit Erdogan.

Pa perspektivë se një ditë do të jenë në BE, rrezikohet edhe paqja mes vendeve të Ballkanit. Ndikimi i Rusisë, Kinës dhe Turqisë do të mund të rritet. Është e vështirë të paramendohet nëse këtë e dëshiron kryetari i Francës.

Argumentet e Francës janë të dobëta. Macron duhet të shqyrtojë veton e tij përveç nëse edhe ati vet nuk dëshiron të jetë popullist. Mundësia tjetër është Samiti i BE-së në dhjetor”, shkruan Bernt Rigert./Telegrafi/