Digjen pesë vetura në Shtip, dy prej tyre u takojnë dy ish-funksionarëve të LSDM-së (Video)

Shpërndaje

Në lagjen Senjak në Shtip, në rrugën “Boris Krajger” këtë mëngjes janë djegur pesë automjete, tre prej të cilave janë djegur tërësisht, ndërsa dy pjesërisht.

Mes tre automjeteve të djegura, janë djegur edhe veturat e Nikolla Tushevit, ish-kryetar i degës së LSDM-së në Shtip dhe e babait të tij, Mite Tushev, vëllai dhe baba i ish-deputetes së LSDM-së, Marinella Tusheva e cila e publikoi videon në Facebook.

Automjeti i Nikolla Tushevit dhe babait të tij ishin të parkuara në dy vende të ndryshme në parking. Ato janë djegur me koktej molotovi.

Policia tani për tani nuk zbulon detaje, por paralajmëroi se pas hetimit do të dalin me informacione më të detajuara.