Digjet flamuri amerikan në Greqi derisa sekretari amerikan Pompeo ishte në vizitë (Video)

Shpërndaje

„Pompeo shko në shtëpi“, ishte një nga thirrjet e protestuesve gjatë vizitës së sekretarit amerikan Majk Pompeo në Greqi.

Gjatë vizitës së tij në Greqi, u nënshkruan tri marrëveshje ndërmjet SHBA-ve dhe Greqisë në lidhje me sigurinë ndërkombëtare, si dhe u komentuan zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur në ndikimin e Rusisë në Ballkan, dhe politikat e jashtme të Kinës dhe Iranit.

Kundër këtyre marrëveshjeve ishin protestuesit grek që gjendeshin para Ambasadës së SHBA-ve në Athinë. Për shpërndarjen e tyre, policia përdori gaz lotsjellës.