Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

Shpërndaje

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht afër fshatit Peqan të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe se të gjithë këta janë shtetas të Shqipërisë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, një furgon udhëtarësh dhe një kamion dhe se për momentin kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar dhe automjetet po orientohen në rrugë alternative.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK, ndërsa të tjerët në Prizren./klankosova/