E pazakontë! Ambasada italiane në Tiranë rrethohet nga policia dhe ju bie pa pushim sirenave! (Video)

Shpërndaje

Një situatë e pazakontë është krijuar sot para Ambasadës italiane në Tiranë. Policë me sirena ndezur kanë rrethuar selinë diplomatike duke ngjallur habinë e madhe të kalimtarëve.
Por shpejt mësohet se Policia e Shtetit kishte vendosur të solidarizohej me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë. Ndaj paraditen e sotme, Policia zgjodhi këtë formë për t’u shprehur, përpara Ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë mbajtën drejtqëndrim për një minutë, ndërkohë që i mbanin ndezur sirenat e automjeteve të tyre.
Ambasadori italian Alberto Cutillo ka reaguar dhe ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti.