E rëndë: Sot varrosen dy vëllezërit që humbën jetën në aksident

Shpërndaje

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy vëllezër nga fshati Remnik i Vistës.

Familjarët e të njderëve kanë njoftuar se dy vëllezërit Shpend dhe Fidan Ibrahimi, do të va*rrosen sot në fshatin Ramnik në ora 13:00, transmeton Zëri.info

“Të dashur miq,shokë,familjarë,se me datën 06.10.2019 bëhet vo*rrimi i dy vëllezerve Ibrahimi me drekë,ora 13:00!”, thuhet në njoftimin e familjës.