E zbulon Rexhep Selimi: Kjo do të jetë qasja e Kurtit me Serbinë

Shpërndaje

Ndonëse ende nuk është formuar Qeveria e re, me gjasë pas fitores në zgjedhje Albin Kurti dhe Vetëvendosje do të jenë në krye. E një anëtar i kësaj partie, po thotë se çasja ndaj Serbisë do të jetë krejt tjetër në krahasim me Qeveritë e kaluara.

Rexhep Selimi thotë se prioritet i tyre do të mbetet vazhdimi i dialogut me Serbinë.

Bashkëpartiaku i Kurtit, Rexhep Selmi, konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Kurti, do të ketë qasje dhe raport tjetër ndaj dialogut, duke u shprehur se VV-ja nuk do ta lëndojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Ne do të kemi raport dhe qasje krejt tjetër kundrejt Serbisë pa e lënduar asnjëherë Sovranitetin dhe Integritetin territorial të Republikës dhe poashtu me një transparencë maksimale do ti qasemi këtij problemi një problem që kërkon zgjidhje”, ka thënë ai për EO.

Kujtojmë se zgjedhejt e 6 tetorit e nxorën fituese Vetëvendosjen, pasuar në vend të dytë nga LDK dhe në të tretin, PDK