Edhe kjo ndodh në Maqedoninë e Veriut: Partia në pushtet me BDI-në akuzon Teuta Arifin!

Shpërndaje

Partia Alternativa e cila është në koalicion me partinë e kryetares Teuta Arifi në pushtetin qendror, ata kritikojnë atë për paaftësi në zgjidhjen e problemeve në pushtetin lokal, transmeton Portalb.mk.

“Znj. Teuta Arifi, edhe sa vite duhet te kalojnë që të përfundojnë maltretimet e banoreve të lagjes së kazermës?; edhe sa kalimtarë duhet të dëmtohen nëpër këto rrugë të stërngarkuara për t’i kryer detyrimet e tyre qytetare dhe afariste?”, pyesin nga Alternetiva.

Partia opozitare në pushtetin lokal, Alternativa përkujton se këto premtime tash e dy mandate vazhdojnë të ngelin të parealizuara, përkundër asaj se janë shumë të nevojshme.

“Premtimet e dy mandateve akoma nuk e kanë dhënë rezultatin e pritur për banorët e lagjes Drenovec dhe të fshatit Poroj. Hapja e kësaj rruge është tejet e nevojshme edhe për ngritjen e zhvillimit ekonomik në këtë zonë, ku zhvillohen veprimtari zejtare dhe tregtare”, thuhet në deklaratën e partisë Alternativa.