“Edhe një dështim i Ministrit Bekteshi” Sërish investitorët jashtë zonës ekonomike të Tetovës!

Shpërndaje

Sot sipas njoftimit të Ministrit të Ekonomisë Bekteshi, vjen edhe një tjetër investim i huaj në Maqedoninë e Veriut. Ndërmarrja turke Purplast do të ndërtojë një fabrikë në Bunarxhik.
“Do të jetë një furnizues i Van Hool, duke prodhuar maska dhe pjesë plastike për autobusët e tyre. Investimi i përgjithshëm do të jetë 12 milion euro dhe do të punësohen gjithsej 300 persona. Purplast zgjodhi Maqedoninë e Veriut në konkurrencë nga pesë vende, që do të thotë se masat tona po japin rezultat”, thotë Bekteshi.
Mirëpo shtrohet pyetja përse sërish në Bunarxhik? Pse Ministri Bekteshi mbetet i pafuqishëm që këto investitorë ti çon në zonat shqiptare. A vërtetojnë këto raste se Ministri Bekteshi është vetëm një vegël e zv/kryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev, dhe se i njejti vetëm se i zbaton urdhërat e tij dhe nuk ka fuqi që investitorët ti adresojë në vendbanimet shqiptare./zhurnal/