Ekskluzive: Ja çka përmbajnë “bombat” e Buzakut për Sulejman Rexhepin!

Shpërndaje

Kanë mbetur pak më shumë se 24 orë deri në skadimin e ultimatutmit që kryetari formalo-juridik i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Skender Buzaku, ia ka dhënë “babës” së BFIMV-së, Sulejman Rexhepi. Siç dihet, Buzaku para dy ditëve e paralajmëroi Rexhepin se nëse në afat prej 72 orëve (3 ditëve) nuk tërhiqet nga selia e BFIMV-së, atëherë do të publikojë dokumente për keqpërdorime në këtë institucion, që kanë përmasa të skandalit.

Gazeta Lajm ka arritur të sigurojë informata për përmbajtjen e një pjese të këtyre “bombave”. Sipas burimeve tona, një pjesë e tyre kanë të bëjnë me hotelet në Ohër që gjenden në vakëfin e BFI-së, por ku shfaqet edhe striptiz. Pjesa tjetër ka të bëjë me pasurinë e BFI-së e cila de fakto i është “dhuruar me vetëdije shtetit”, sepse nuk janë ankimuar vendimet e gjykatës në shkallë të parë që kanë qenë ë dëm të BFIMV-së.

“Me vetëm një ankesë të thjeshtë në shkallë të dytë BFI ka mundur t’i marë pa problem këto prona, sepse vendimet e shkallës së parë kanë qenë të pabaza. Mirëpo si duket krejt kjo është bë në marrëveshje mes kreut të BFI-së dhe kreut shtetëror”, thonë burimet tona.

Ata shtojnë se priten dokumente me përmbajtje jo të mirë edhe lidhur me organizimin e haxhit, shpërndarjen e ndihmave dhe kështu me radhë. Kjo është vetëm një pjesë e përmbajtjes, sepse ka shumë dokumente tjera.