El Cheka publikon “bombë” të re, dëgjohen Shekerinska dhe Besimi

Shpërndaje

Në rrjetet sociale është publikuar një përgjim për të cilin “El Cheka” thotë se dëgjohet zëri i zv/kryeministres dhe ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ish kolegu i saj, zv/kryeministri për integrime Fatmir Besimi.
Bëhet fjalë për bisedë e viti 2013 kur gjatë zgjedhjeve lokale, ku gjoja dëgjohet zëri i ministres për mbrojtje duke kërkuar nga Besimi që Subhi Jakupi nga KSHZ të votoj në mënyrë principiele në lidhje me votimet në Qendër dhe Kumanovë.
Ajo thotë se vendimtare është vota e bashkpartiakut të saj dhe nëse ka rinumërim në vendet ku ka fituar opozita, kjo do të kërcënoj raportin për Maqedoninë dhe do të sjellë krizë të re, ngase do të largohen nga Kuvendi.

VIDEO