Fadil Zendeli: Ftesa e Ziadin Selës në koherencë me synimet e Lëvizjes Besa

Shpërndaje

Jam shumë i sigurt se shqiptarët dëshirojnë ndryshimin politik dhe qeverisës dhe për këtë dëshmi janë ciklet zgjedhore 2011, 2016, 2017 dhe zgjedhjet presidenciale 2019.

Shqiptarë bindshëm e kanë shprehur vullnetin e vet politik, por ka munguar diçka që vullneti i shqiptarëve të realizohet në tërësi. Këtu duhet kërkuar thelbi i problemit të bashkëpunimit opozitarë dhe çuditërisht mbetjes së BDI në qeverisje.

Lëvizja Besa duke qenë e përgjegjshmë në vazhdimësi ka prokmlamuar interesin e qytetarëve, që partitë politike që kanë vullnet për ta bërë ndryshimin duhet të bashkëpunojnë.

Mirëpres dhe përshëndes ftesën publike të zotit Sela për bashkëpunim parazgjedhor, se është në koherrencë me synimet e Lëvizjes Besa. Si deputet dhe bartës i vullnetit të qytetarëve vlerësoj se është koha e fundit për ndryshim.

Subjektet politike Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duhet ulur dhe negociuar me qëllim arritjen e një marrëveshjeje e cila do të sjell ndryshimin, shpresën, barazinë dhe zhvillimin. Nuk është koha për inate por për ideale.

Nuk është momenti për përçarje por për përgjegjësi. Andaj inkurajoj palët që sa më shpejt t’i mbledhim forcat për bashkëpunim dhe përpilim të programit të përbashkët qeveritar.