Fillon takimi ndërmjet Kurtit, Mustafës e Osmanit!

Shpërndaje

Para pak çastesh ka nisur takimi ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe të nominuaren për Kryeministre në zgjedhjet e së dielës Vjosa Osmani.Gazetari i “Gazeta Blic” raproton se takimi ka nisur nga ora 12:00 në hotel Sirius në Prishtinë.

VIDEO

Ky është takimi i parë në mes të dy partive pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, që e nxorën të parën Vetëvendosjen, derisa, LDK-ja doli e dyta me një diferencë jo shumë të madhe në vota.Edhe para zgjedhjeve, LDK-ja e VV-ja patën negociuar për mundësinë që të garonin me një listë të përbashkët zgjedhore, derisa, u dakorduan që të shkojnë të ndara në zgjedhje, e pas tyre ai që del fitues merr postin e kryeministrit. /Gazeta Blic/