Gjeneral Esad Çollaku jep alarmin: Mbi 7.000 shqiptarë në Kroaci po regjistrohen si boshnjakë dhe kroatë

Shpërndaje

Kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, Esad Çollaku është një ndër luftëtarët më të dalluar shqiptarë në luftën për çlirimin e Kroacisë nga okupimi serb, por edhe një ndër luftëtarët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftimet e ashpra në të cilat ka marrë pjesë kanë lënë gjurmë tek ai, mirëpo kjo nuk e pengon të jetë akoma aktiv në organizimin dhe afirmimin e shqiptarëve në Kroaci.

Në intervistën për Lajm Tv të zhvilluar në qytetin Osijek, Çollaku flet për numrin e shqiptarëve në Kroaci, për të cilin thotë se është shumë më i madhe sa paraqitet zyrtarisht. Ai tërheq vërejtjen për dy dukuri brengosëse: shumë shqiptarë deklarohen si myslimanë, kurse me këtë autoritetet në mënyrë automatike i regjistrojnë si boshnjakë.

Nga ana tjetër shumë shqiptarë katolikë deklarohen kroatë për të fituar shtetësinë e këtij vendi. Meqë bëhet fjalë për gati një të katërtën e shqiptarëve që deklarohen si boshnjakë e kroatë, ai premton se Unioni do të punojë në drejtim të përmirësimit të kësaj situate.

Njëkohësiht flet edhe për luftën e Kroacisë kundër Serbisë, luftën në Kosovës, e për ushtrinë e Kosovës thotë se është e përgatitur dy tre shkallë më mirë se shumë ushtri të vendeve anëtare të NATO-s.

Intervistën e plotë mund ta përcillni në videon më poshtë: