Gjykata Civile refuzon kërkesën e Buzakut për të marr kreun e BFI-së

Shpërndaje

Gjykata Civile ka refuzuar kërkesën e Skënder Buzakut për ndryshim në kryerjen e funksionit si Reis Ulema, në krye të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut. Sipas këtij vendimi të shkallës së parë, Sulejman Rexhepi vazhdon të mbetet në krye të BFI-së. Gjykatësja Suzana Donçevska solli vendim negativ ndaj kërkesës së Buzakut të bërë më 3 Tetor, në bazë të Nenit 17, Pika 2 e Ligjit për udhëheqjen e Regjistrave gjyqësorë të kishave, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze.

Skender Buzaku pretendon se u bë kryetar legjitim i Bashkësisë Islame sipas një vendimi të 17 prillit të këtij viti të Gjykatës Themelore Shkupi 1. Por me ankesë të BFI-së Gjykatës së Apelit me vendimin e 10 shtator shfuqizoi vendimin e themelores, duke kthyer procesin në shkallë të parë. Pas ultimatumit 72 orësh të bërë ndaj Reisi për të dhënë dorëheqje, Buzaku dorëzoi në Prokurori disa dosje që sipas tij Sulejman Rexhepi dyshohen të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare.