Habit Vuçiç! Lexon shqip dhe bën batuta me gazetarin shqiptar (Video)

Shpërndaje

Në një kohë kur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës kanë arritur kulmin pas taksës ndaj mallrave serbe, diçka e papritur ka ardhur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë një takimi me kandidatët e Listës Serbe në Beograd, Vuçiç ka lexuar disa fjalë në shqip. Ishte pikërisht një dokument i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) të cilën Vuçiç lexoi në gjuhën shqipe.

Pasi i ka befasuar të gjithë me këtë gjest, Vuçiç më pas i është drejtuar gazetarit nga Kosova Idro Seferi duke e pyetur nëse ishte treguar i saktë në atë që kishte lexuar.

“Seferi, a i thash mirë?”, ka deklaruar Vuçiç me buzëqeshje.

Ndërsa më pas ka shtuar në batutë e sipër me gazetarin se nëse ai mundet të të flasi serbisht edhe vetë Vuçiç mund të flasë shqip.

“E shikon! Nëse ti mundesh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj në shqip, por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviq”, ka thënë Vuçiç.