Hapet befasisht gropa gjigante, pamje rrëqethëse të filmuara nga droni tregojnë situatën aktuale (Video)

Shpërndaje

Një gropë gjigante është hapur në kryeqytetin e El Salvadorit, duke bërë kështu që autoritetet lokale të evakuojnë banorët e një lagjeje. Kjo zonë edhe më parë ka qenë problematike sa i përket rrëshqitjes së dheut, kjo për faktin se shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë me ditë të tëra ka bërë që ky vend të shndërrohet në “det”, transmeton Telegrafi. Por, deri më tani asnjëherë nuk është hapur një gropë e përmasave të tilla. E se sa të rrezikuar janë banorët e San Salvadorit, e tregojnë më së miri pamjet e filmuara nga ajri me dron.