Hapja e negociatave, Cakaj: Kroacia, mesazh përkrahjeje për Shqipërinë

Shpërndaje

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me ministrin për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Takimi në fjalë pati në fokus bashkëpunimin dypalësh, me theks të veçantë shtimin e përpjekjeve për të nxitur ndërlidhjen ekonomike, mobilitetin kulturor e rinor dhe zhvillimin e brezit Adriatik.

Ndër të tjera, në postimin e tij në Facebook, Cakaj shkruan:

“Në fund, Kroacia sot ka dhënë një mesazh të fuqishëm në përkrahje të aspiratës evropiane të Shqipërisë jo vetëm duke e mbështetur hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor, por edhe duke e vendosur procesin e negocimit të Shqipërisë në qendër të Konferencës Ballkanike në kuadër të Presidencës Kroate të Këshillit të BE-së 2020”.