Hapni negociatat! Cilët janë 4 shtetet europiane që i dolën pro Shqipërisë

Shpërndaje

Më datë 18 të këtij muaji është dita vendimtare ku vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Ndërkohë që shenjat nuk janë shumë premtuese për shkak të kundërshtisë së disa shteteve të fuqishme, 4 shtete i kanë dalë në krah Shqipërisë dhe kërkojnë hapjen e negociatave.

Katër ministra të Jashtëm të Bashkimit Europian, ai i Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë e Polonisë kërkojnë çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ata thonë se këto shtet i kanë përmbushur detyrimet e lëna nga Brukseli.

“Nëse BE vendos nëse do të fillojë bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është e rëndësishme të theksohet se të dy vendet kanë përmbushur kriteret që BE përcaktoi për ta, duke vendosur reforma të ndërlikuara të brendshme”.

Katër Ministrat e Jashtëm shprehen se ky është një vendim i guximshëm që ndihmon jo vetëm këto dy shtete, por të gjithë rajonin.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë duke pritur me padurim fillimin e një faze të re të procesit të integrimit në BE. Është koha për të marrë një vendim të guximshëm për të ardhmen jo vetëm këtyre dy vendeve, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”.

Drafti paraprak i konkluzioneve të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së përfshin hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në drafti, i cili mban datën 11 Tetor, parashtrohen edhe kushtet për t’u plotësuar para se të nisin bisedimet teknike mes grupeve të punës.

Në draft thuhet se brenda gjashtë mujorit të parë të 2020-s, duhet të jetë funksionale Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe të ketë përparime në Reformën Zgjedhore./albeu.