Haradinaj drekon me studentë në mensë (Foto)

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të vitit të ri akademik, ka vizituar Qendrën e Studentëve, konviktet e qëndrimit dhe qendrën e ushqimit.

Me këtë rast ai ka shfrytëzuar rastin të drekojë së bashku me disa studentë, njofton Klan Kosova.

“Breza e breza studentësh kanë sakrifikuar për lirinë, duke rënë edhe në fronte të luftës, që gjeneratat e reja t’i përkushtohen dijes dhe vlerave tona si vend”.

“Si Qeveri kemi treguar kujdes të veçantë për këtë qendër, duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe inventarit, për t’u dalë zot katër mijë studentëve që qëndrojnë në konvikte dhe 6500 studentëve që ushqehen në mensë dhe ky kujdes do të vazhdojë”.