Haradinaj: Ia votoj VV’së Qeverinë nëse i duhet, por qëndrojmë në opozitë

Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e sigurtë që AAK’ja do të qëndrojë në opozitë pas rezultatit të zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Haradinaj thotë se nëse qeverisë së re du ju duhen ato votat, atëherë AAK do ua japë ato.

“Sigurt jemi në opozitë. Por nëse ju duhen votat për krijimin e Qeverisë partive fituese, ne ua japim”, tha Haradinaj.

Haradinaj, koalicioni të cilën e drejtoi doli i katërti në zgjedhjet e parakohshme, ka treguar se pse ai nuk arriti të kthehet si kryeministër, dhe pse nuk do të lidhë koalicion për të ardhur në pushtet.

“Ne jemi në opozitë pasi që dallojmë në tema. E dini dallojmë në qëndrime. Arsyeja pse jemi në opozitë nuk është pse nuk kemi ditur të vijmë te pushteti, por që kemi mbajtur qëndrimet tona”, tregon kryeministri në detyrë. /Express/