Haradinaj: Nuk dorëzohemi para Serbisë edhe nëse çmendet krejt dynjaja (Video)

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se është krenar me vendimin e tij të dorëheqjes.

“Dorëheqja është interesant kush ka dhënë dorëheqje? Ka dhënë dorëheqje një kryetar qeverie që ju ka thënë jo disa planeve të këqija për vendin e tij, ndarjen dhe dorëzimin e Kosovës dhe pastaj të pranoj një koncept që Kosova duhet të jep diçka për njohje”.

“Të gjitha këto kanë bërë që unë të jap dorëheqje. Ftesa sipas meje ka qenë porosi që mund të më disiplinojnë dhe kanë instrumente plot. Sikur të mos jepesha dorëheqja së pari do t’ia bëja një dëm Kosovës duke e çuar Kosovën para hetuesve të huaj. Pra shtetin dhe sovranitetin që për mua janë të shenjtë”.

Haradinaj për të gjithë ndërkombëtarët që deshën ta “disiplinojnë” duke e thirrë para gjykatës tha se ka një porosi.

“Do ta bëja edhe gabimin tjetër se çka vlen më shumë. Qëndrimi në një pozitë të caktuar apo parimi i mbrojtjes qoftë edhe me jetë të shtetin tënd. Këta që deshën të më disiplinojnë me këtë, përgjigja ime është qoftë edhe me jetë timen apo të fëmijëve të mi nuk mund të më dorëzojnë të jap diçka të Kosovës për Serbi”.

“Ka vdekur Shkëlzeni, Luani, fëmijë gra dhe ka plot të pagjetur. Le të çmenden në anën tjetër, le të bëhen bashkë me të vendit, rajonit mua kanë me më gjetur njësoj. Përkundrazi porosia ime është një me mbet kemi me qit të drejtën e Kosovës. Nuk dorëzohemi para Serbisë nëse çmendet krejt dynjaja”.

“Nuk dorëzohemi as para tonëve që mendojnë se do t’i japin diçka Serbisë të Kosovës”.

Haradinaj në Zona Zgjedhore ka thënë se mendon që e ka kryer obligim e tij para gjykatave ndërkombëtare, por nuk është i sigurt nëse ka përfunduar dërgimi i ftesave.

“Më kanë shoshitur mirë sepse kam qenë dy herë. Nëse kanë menduar se do ta vazhdojnë me këtë lojë edhe mund ta bëjnë”./klankosova