Hungaria për herë të dytë refuzon kërkesën për të ekstraduar Gruevskin

Shpërndaje

Hungaria nuk do të ekstradojë ish kryeministrin Nikolla Gruevski as për ngjarjet lidhur me të enjten e përgjakshme, kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

“Është pranuar njoftimi se Gjykata Rajonale Supreme ka sjellë vendim përfundimtar se nuk janë plotësuar normativat ligjore për ekstradimin e Nikolla Gruevski, sepse me kërkesë të tij i është miratuar azili në Hungari. Në përputhshmëri me aktin numër 38 për ndihmë ndërkombëtare juridike, personit të cilit i është dhënë azili nuk do të ekstradohet në shtetin nga ku ka ikur”, kanë thënë nga ministria e Drejtësisë për A1on, përcjell SHENJA.

Hungaria ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit pas kërkesës për të vuajtur dënimin me burg për lëndën “Tanku” të PSP-së.