‘Inspektori’ Osmani prap në teren! (Video)

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, publikoi video në profilin e tij në Fejsbuk ku thekson se kryen monitorim të implementimit të projekteve të cilat zbatohen me mjetet e Programit-IPA.

Në videon në profilin e tij në Fejsbuk është treguar si njeriu i par i Sekretariatit për Çështje Evropiane zbaton monitorim të terminalit të ri doganor në vendkalimin kufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri.

Osmani në video thotë se rreth 1,2 miliardë euro tatimpaguesit e BE-së i japin si mjete të pakthyeshme për Maqedoninë e Veriut nga viti 2007 e deri në vitin 2020 për projekte konkrete që do t’i ndërtojnë institucionet, por edhe do ta transformojnë shoqërinë në një shoqëri evropiane.

“Si koordinator kombëtar për këto mjete nga BE-ja, roli im është që t’i programoj, t’i monitoroj dhe t’i mbikëqyr projektet të cilat implementohen përmes këtyre mjeteve. Sot janë në Strugë, Qafë Thanë, që të monitoroj dhe të kryej mbikëqyrje të një projekti të rëndësishëm për ndërtimin e terminalit doganor në vendkalimin kufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri të ndërtuar pikërisht me këto mjete, me rreth një milion euro nga mjetet-IPA krijuam kushte për një stop shop më bashkëkohor midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.